Në kuadër të thirrjes “Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të projektit rajonal NAGE – Rrjetëzim dhe Avokim për Ekonominë e Gjelbër”, gjashtë (6) organizata kanë përfituar grante të vogla:
- OJQ Ekovizioni – “Ekonomi e gjelbër për zhvillim të qëndrueshëm”
- OJQ Leadership Development Association Albania – “Gratë në ndërmarrësi përmes ekonomisë së gjelbër”
- OJQ Shoqata e Gruas “Zana” – “Edukimi i grave dhe vajzave të reja për zhvillim të qëndrueshëm të mjedisit në Komunën e Klinës”
- OJQ KVR Prizren – “Përkrahja dhe promovimi i ndërmarrësisë së gjelbër te të rinjtë e zonave rurale”
- OJQ Qendra për Zhvillim Rajonal (QZHR) – “Promovimi i ekonomisë së gjelbër në zonat rurale”
- OJQ Local Solutions – “Gjelbërimi i ekonomisë lokale në Kosovë përmes bujqësisë”
Nënshkrimi i kontratave u realizua më 25.06.2020 në zyret kryesore të RROZHRK-së. Organizatave zbatuese u dëshirojmë suksese në zbatim!
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.