Rrjetëzim & bashkëpunim
Avancimi i qasjes dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave të profilit të përafërt, për të shkëmbyer ide, informata e përvoja dhe për të promovuar organizimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit rural.

Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës — rrjet kombëtar për avokim, rrjetëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm rural.
Promovimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve dhe i partneritetit ndërmjet sektorëve të ndryshëm të komunitetit rural në Kosovë përmes aktiviteteve të avokimit që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës – RROZHRK është themeluar në vitin 2013 dhe ka në fokus primar sektorin e zhvillimit rural, me të gjitha aspektet që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm rural – përfshirë promovimin, rrjetëzimin, avokimin dhe lobimin për politikat agro-rurale dhe socio-ekonomike.
Bazuar në faktin që RROZHRK është rrjet nacional, aktivitetet e saj shtrihen në mbarë Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në zona dhe lokalitete rurale.
Si rrjet nacional, RROZHRK mbështet aktivitete dhe implementon kampanja veçanërisht në: fuqizimin e ideve të fermerëve të rinj, fuqizimin e shoqatave të vogla të fermerëve, themelimin e organizatave lokale në zona rurale, si dhe mbështet partneritetin dhe bashkëpunimin me shoqatat e pyjeve dhe vreshtarëve dhe me komunitetin e biznesit.
Avancimi i qasjes dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave të profilit të përafërt, për të shkëmbyer ide, informata e përvoja dhe për të promovuar organizimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit rural.
Promovimi i zhvillimit të komunitetit rural dhe i marrëdhënieve ndërmjet sektorëve të ndryshëm të komunitetit rural në Kosovë.
Angazhim në promovimin e kushteve më të mira për zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale, duke përmirësuar kualitetin e jetës në to.
RROZHRK ka ekspertizë të konsiderueshme në fushat që formësojnë të ardhmen e zonave rurale të Kosovës.
Avokim dhe rrjetëzim për zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale.
Përfshirje aktive e të rinjve dhe grave në proceset e zhvillimit rural.
Ndërtim i kapaciteteve të shoqatave të grave dhe të rinjve nga zonat rurale.
Zhvillim dhe promovim i Politikave të Zhvillimit Rural.
Promovim i Qasjes LEADER për zhvillim lokal të udhëhequr nga komuniteti.
Promovim dhe mbështetje e politikave për zhvillim ekonomiko-social të zonave rurale.
Bazuar në faktin që RROZHRK është rrjet nacional, aktivitetet e saj shtrihen në mbarë Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në zona dhe lokalitete rurale.
Grupet e synuara të RROZHRK-së:

Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës është anëtar-themelues i Rrjetit Ballkanik për Zhvillim Rural (BRDN), anëtar i Partneritetit për Evropën Rurale (PREPARE) si dhe anëtar i Parlamentit Rural Evropian.
RROZHRK është anëtar-themelues i rrjetit rajonal që bashkon rrjetet për zhvillim rural të Ballkanit.
Anëtar i rrjetit evropian për zhvillim rural PREPARE.
www.preparenetwork.org ERP Parlamenti Rural EvropianAnëtar i Parlamentit Rural Evropian — zëri i komuniteteve rurale në Evropë.
europeanruralparliament.com
Organizatat, shoqatat dhe grupet aktive nga zonat rurale janë të mirëpritura të bashkëpunojnë me ne për një zhvillim rural më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.