Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, si autoritet kontraktor, shpall thirrjen “Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile nëpërmjet Fondit të Akademisë ‘Nga Ferma në Tryezë’” (nr. i referencës së thirrjes: F2F Academy 2022/441-175).
Kjo është një thirrje e hapur për propozime përmes një procedure aplikimi me një fazë, ku të gjitha dokumentet dorëzohen nga aplikantët në të njëjtën kohë. Në radhë të parë vlerësohet kontrolli administrativ dhe e drejta e aplikantëve për të aplikuar.
Më poshtë gjeni udhëzuesin për aplikantët, formularin e aplikimit, buxhetin, formularin e entitetit ligjor dhe pyetjet më të shpeshta.