Thirrje per Aplikime

Programi i nën-granteve për të mbështetur OSHC-të në zbatimin e projekteve të ndërmarrësisë së gjelbërt

Projekti i financuar nga BE “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” (NAGE), fton OShC-të të aplikojnë me projekt-propozime në kuadrin e programit të tij të nën-grantimit për të mbështetur OShC-të në zbatimin e projekteve të ndërmarësisë së gjelbër.

NAGE – Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër, një projekt i zbatuar nga Rrjetet e Zhvillimit Rural nga Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kroacia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi – anëtarë të Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit Rural (BRDN) ofron mbështetje për të rritur ndikimin politik dhe vendimmarrës të BRDN dhe të antarëve të tij, përmes përfshirjes në proceset e reformimit te programeve dhe politikave rurale e bujqësore me synim prezantimin e konceptit të ekonomisë së gjelbër.

Programi i nën-grantimit të NAGE përmes dhënies së granteve të vogla për zbatimin e nismave të sipërmarrjes së gjelbër nga OSHC-të nga vendet e synuara do të mundësojë zbatimin e projekteve të rëndësishme për komunitetet vendore, duke forcuar aftësitë e OSHC-ve më të vogla. Shuma totale për aplikime është 126,000 EUR e cila do të mbështesë 36 grante në 6 vendet e synuara.

Përmes kësaj Thirrje për aplikime Rrjeti i Organizatave per Zhvillim Rural te Kosoves, si partner zbatues i projektit, synon t’iu akordojë 6 organizatave nga Kosova grante për zbatimin e nismave të tyre që synojnë inicimin dhe pilotimin e sipërmarrjes së gjelbër. Thirrja është në shumën totale prej 21,000 EUR dhe secili grant varion nga 3,000 deri në 3,500 EUR. Kohëzgjatja e projekt propozimeve nën këtë Thirrje varion nga 3 në 6 muaj.

Meqenëse bëhet fjalë për grante të vogla, inkurajohen OShC-të të mos ngurrojnë të aplikojnë me oferta financiare që afrohen me kufirin e sipërm të granteve (3,500 Euro). Gjithashtu, për shkak të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, bilanci i organizatës për vitin 2019 mund të paraqitet pas datës 31 Korrik 2020.

Afati për dërgimin e projekt-propozimeve është 1 maj 2020 ora 23:59.

Thirrja e plotë për aplikantët dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për t’u shkarkuar më poshtë (shqip):

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).