Për ne

Vizioni i RROZHRK-së

Promovimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve dhe i partneritetit ndërmjet sektorëve të ndryshëm të komunitetit rural në Kosovë përmes aktiviteteve të avokimit që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Zona gjeografike ku RROZHRK është aktive:

Bazuar në faktin që RROZHRK është rrjet nacional, aktivitetet e saj shtrihen në mbarë Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në zona / lokalitete rurale.

Qëllimet e organizatës:

Avancimi i qasjes dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave të ndryshme të profilit të përafërt, për të shkëmbyer ide, informata, përvoja si dhe për të promovuar ndihmën dhe organizimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit rural’

Promovimi i zhvillimit të komunitetit rural dhe mardhënieve ndërmjet sektorëve të ndryshme të komunitetit rural në Kosovë;

Angazhim në promovimin e kushteve më të mira për  zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale, duke përmirësuar kualitetin e jetës në to.

Fushat tematike ku RROZHK ka më shumë ekspertizë:

RROZHRK, ka ekspertizë të konsiderueshme në:

  • Avokim dhe rrjetëzim për zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale:
  • Integrim të të rinjve dhe grave;
  • Ndërtim të kapaciteteve të shoqatave të grave dhe të rinjve nga zonat rurale;
  • Zhvillim dhe promovim të Politikave të Zhvillimit Rural;
  • Promovim të Qasjes LEADER;
  • Promovim dhe mbështetje të politiave për zhvillim ekonomiko-social të zonave rurale;

Fokus i RROZHRK-së janë: zhvillimi rural, përfshirë zhvillimin agro-ekonomik si dhe rrjetëzimi i akterëve / komunitetit rural

Llojet e aktiviteteve ku RROZHRK ka më shumë eksperiencë:

RROZHRK si rrjet nacional mbështet aktivitete dhe implementon kampanja veçanërisht në: fuqizimin e ideve të fermerëvë të rinj, fuqizimin e shoqatave të vogla të fermerëve, themelimin e organizatave lokale në zona rurale si dhe mbështet partneritetin dhe bashkëpunimin  shoqata të pyjeve dhe vreshtarëve si dhe me komunitetin e biznesit

Target grupet – grupet e synuara:

Si grupe të synuara të RROZHRK-së janë: akterët e komunitetit dhe sektorit rural përfshirë: banorët e zonave rurale, shoqatat e të rinjve, shoqatat e grave, individët, grupet aktive, institucionet lokale dhe qendrore që mbulojnë në fushën e zhvillivimit rural.

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).