Në punimet e Kuvendit Vjetor të Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, u diskutua dhe u vendos për të gjitha pikat e rendit të ditës, i cili në fillim u miratua nga anëtarët e pranishëm të Kuvendit. Fillimisht u raportuan zhvillimet, aktivitetet, sfidat dhe të arriturat e fundit në nivel vendi por edhe në nivel rajonal e evropian.
Pas prezantimit dhe diskutimeve, nga ana e anëtarëve-delegatëve të pranishëm me shumicë votash u aprovua Rishikimi i Strategjisë së RROZHRK-së (2017-2021) nga perspektiva gjinore, duke i dhënë rëndësi integrimit dhe pjesëmarrjes aktive të grave në objektivat dhe programet e Rrjetit në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Kuvendi me shumicë votash plotësoi vendet vakante në kuadër të Bordit me anëtarë të rinj të cilët u propozuan dhe u votuan për të ju bashkëngjitur strukturës aktuale të Bordit me mandat vijues deri në zgjedhjet statutare.
Tashmë edhe me legjitimitet të plotë dhe zotim zyrtar, RROZHRK, praktikisht ju ofron grave aktive, hapësirë strategjike, organizative, strukturore, programore përmes përfshirjes cilësore në Bord dhe në ekipin ekzekutiv të Rrjetit.
Mund të konkludohet që Kuvendi Vjetor u zhvillua suksesshëm, me kuorum të mjaftueshëm e kontribut përmbajtësor nga anëtarët-delegatët nga shumica e komunave dhe nga komunitetet e ndryshme, pjesë integrale të Rrjetit.
Raporti i plotë nga Kuvendi Vjetor do t’i shpërndahet delegatëve nga unionet, organizatat, shoqatat, grupet – anëtarësia e Rrjetit si dhe do të publikohet si i plotë në faqen zyrtare.
23.13.2019